Veber: Çështja e emrit duhet të përmbyllet

veber.png

Kreu i Partisë Popullore Evropiane, Manfred Veber, i cili është kandidat për kryetar të Komisionit Evropian, ka deklaruar se duhet zgjidhje për çështjen e emrit mes Athinës dhe Shkupit dhe se duhet të hapet perspektive evropiane e Maqedonisë. Ai për mediumin Euraktiv tha se përgjegjësia për marrëveshjen, finalizimi dhe implementimi i saj,  është e Qeverisë në Athinë dhe për atë nuk është e domosdoshme mbështetja edhe e opozitës.

Manfred Veber,
“Formalisht, opozita nuk duhet të pranoj kompromision e arritur. Roli i opozitës është të jep alternativë, ndërsa Demokracia e Re dhe lideri i saj Kirjakos Micotakis nuk janë kundër parimit për gjetjen e kompromisit”.

Ndërkaq, eurodeputeti gjerman Elmar Brok nga partia e kancelares Angela Merkel, pret që Demokracia e re të pranoj Marrëveshjen e Prespës pas ratifikimit në Kuvend.

Elmar Brok
“Demokracia e Re kur të vjen në pushtet do të pranoj dhe implementoj marrëveshjen e ratifikuar. Partia asnjëherë nuk ka thënë se nuk do të pranoj nëse ai ratifikohet në Kuvendin në Greqi”.

Ai po ashtu pret që Marrëveshja e Prespës të jetë lartë në axhendën e takimeve që kancelarja gjermane do t’i realizon në Athinë dhe pret që Merkel të përsërit mbështetjen për Marrëveshjen e Prespës dhe për sigurimin e shumicës së nevojshme parlamentare për ratifikimin e saj.

scroll to top