Vëllai i Zaevit me nënkryetarin e shkarkuar të VMRO-DPMNE-së, i njohur si i afërt me Mijallkovin?!

Në rrjetet sociale është publikuar një fotografi ku shihet kryetari i komunës së Kavadarit, Mitko Jancev bashkë me Vice Zaev, vëllain e kryeministrit Zoran Zaev. Foto ka bërë bujë me shumë komente në tuiter, ku theksohet se ata janë parë bashkë në shoqëri për festën e “Vasilicës”, shkruajnë portale maqedonase si Republika dhe Infomax.
Jancev deri para votimit të ndryshimeve kushtetuese ishte nënkryetar i partisë më të madhe opozitare, por ai u shkarkua pas dyshimeve se ishte pjesë e grupit që votoi ndryshimet kushtetuese, duke qenë bashkë edhe me ish-shefin e shërbimit sekret Sasho Mijallkov. Jancev është pronari i fabrikës së ujit të gazuar “Kozuvcanka” dhe një kompanie ndërtimi që kohë më parë fitoi një tender për rrugë në pjesën lindore të vendit.

scroll to top