Vëllezërit Xhaka përballë njëri-tjetrit në ndeshjen e parë Shqipëri Zvicër

Një përballje mes vëllezërish do të ketë në ndeshjen e parë të Shqipërisë përballë Zvicrës në kampionatin europian që do të zhvillohet në Francë.

Granit dhe Taulant Xhaka do të përballen në një “derbi” ku zviceranët do të kenë një pjesë të mirë të lojtarëve shqiptarë.

Taulant Xhaka për momentin luan me ekipin e Bazelit në Zvicër dhe pak ditë më parë u zgjodh në formacionin më të mirë të javës në Europa League.

Ndërsa Graniti është kapiteni i skuadrës gjermane Borussia Monchengladbach.

scroll to top