Vesel Memedi në “Click Plus”: “Dera e ‘Aleancës për Shqiptarët’ është e mbyllur për Lëvizjen BESA”

Kryetari i Rilindjes Demokratike Kombëtare, Vesel Memedi, në emisionin interaktiv “Click Plus” në TV21, tha se dera e “Aleancës për Shqiptarët” është e mbyllur përfundimisht për Lëvizjen BESA.
Ai në çështjen e ndarjes së njësive zgjedhore deklaroi se numri i deputetëve shqiptarë nuk është edhe aq i rëndësishëm sa është e rëndësishme pesha e tyre politike në kuvend.

“Vetë lideri i LR-PDSH-së, Zijadin Sela në një emision televiziv e ftoi Bilall Kasamin për Bashkëpunim, mirëpo ai e ftoi atë, për t’iu bashkuar këshillit në fjalë. Këshilli mbi Partiak, do të thotë shuarjen ose e partive tona, gjë të cilën nuk e pranojnë. Partitë politike funksionojnë përmes organeve partiake dhe jo përmes këshillave mbipartiake”, deklaroi ai në një debatë televiziv në TV21.

scroll to top