Vetëm 2 ditë pas lindjes, djalit të aktorit të njohur turk, ”Kemalit” i ndodh e papritura

kemaaaal.jpg

Djali i sapolindur i Burak Ozvicit mund të bëhet milioner.

Burak Ozcivit është një prej aktorëve më të pëlqyer turk. Me rolet e tij arriti të ketë shumë fansa si në publikun turk ashtu edhe në atë të huaj.

Në publikun shqiptar ai u bë i njohur me rolin e ‘Kemalit’ në serialin shumë të popullarizuar, ‘Kara Sevda’.

Burak u bë baba për herë të parë para dy ditësh pasi bashkëshortja e tij Fahriye Evcen solli në jetë një djalë të cilit çifti i ka vendosur emrin Karan

Mediat treguan se Buraku asistoi gjatë lindjes së vogëlushit dhe përjetoi shumë emocione. Ndërsa sot bëhet e ditur se djali i aktorit është bërë milioner. Dhjetëra kompani kanë ofruar miliona për një foto të vogëlushit.

Kompani në Katar dhe Uzbekistan kanë ofruar 2 milion lira turke për foton e djalit të çiftit. Burak dhe Fahriye nuk kanë vendosur ende nëse do e publikojnë foton.

scroll to top