BotaLajme

VIDEO prekëse/ Ja rrëmbyen kur ishte fëmijë, momenti kur babai ribashkohet me të birin pas 58 vitesh

Një ngjarje prekëse ka ndodhur në kinë ku babai dhe i biri janë bashkuar pas 58 vitesh ndarje.

Mediat e huaja bëjnë me dije se 90 vjeçari i quajtur Luo është ribashkuar me djalin e tij pas 58 vjetësh kur atij ja rrëmbyen në stacionin hekurudhor, në qytetin Zaozhuang në provincën lindore të Kinës, Shandong.

Përmes videos shikohet momenti kur i moshuari po qëndron në këmbë i rrethuar nga miq dhe të njohur dhe në atë moment shfaqet dhe vrapon drejt tij i biri. Ata përqafohen me lot ndërsa njerëzit regjistrojnë momentin.

Mediat e huaja ndër të tjera bëjnë me dije se ngjarja e rëndë ka ndodhur në momentin kur babe e bir po prisnin trenin, por një moment 2 vjeçari i ka humbur nga sytë babait të tij.  Djali besohet të jetë rrëmbyer nga trafikantë njerëzish që e çuan në Shangai, ku ai u birësua më pas nga një çift.

Luo dhe familja e tij kërkuan Fu për vite me radhë, duke përdorur gazeta, media të tjera dhe më vonë internetin për ta gjetur. Dhe në vitin 2015, departamenti i sigurisë publike në Zaozhuang hapi një hetim të veçantë mbi incidentin duke përdorur teknologjinë më të fundit të testimit të ADN-së në dispozicion dhe zgjeroi kërkimin në provincat e tjera kineze.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button