Vidhen fotografi personale të familjes Hadid

Babai i Gigi dhe Bella Hadid thotë se ishte tradhtuar nga një punonjës, i cili vodhi fotografi të vlefshme të vajzave të tij dhe fotografi personale të Michael Jackson.

Mohamed Hadid në një padi të re pretendon se Juan Carlos Gonzales punoi për të në shtëpinë e tij dhe kishte vjedhur 2.200 fotografi. Fotografitë përfshijnë imazhe të Gigi dhe Bella kur ishin minorene, disa ahengje private dhe foto familjare me Mbretin e Pop-it, transmeton Klan Kosova.

Bëhet e ditur se Gonzalez punoi si roje e sigurisë së familjes.

Hadid thotë që fotografitë janë vjedhur nga zyra e shtëpisë së tij dhe meqë dyshoi në Gonzalez, i kërkoi që ai t’i kthente, por ai refuzoi t’i rikthente.

Sipas procedimit, kërkohet që t’i bllokohet Gonzales-it mundësia për t’i ndarë këto foto më këdo. Mohamed kërkon po ashtu para.

scroll to top