Vildane Zeneli i ka zili të pasmet e Erës, ky është komenti që i ka bërë

Edhe Vildane Zeneli është fanse e trupit që ka bërë Era Istrefi.

Këngëtarja Era Istrefi ka publikuar një fotografi ku shihet trupi i saj në super formë.

Kohëve të fundit Era po poston foto ku shihet me të vërtetë me trupin e formësuar dhe po merr komplimente të shumta.

E komplimenti i radhës i vjen nga modelja bombastike shqiptare, Vildane Zeneli.

Zeneli i ka shkruar një koment Erës në foton ku ajo shfaqë të pasmet në një veshje të ngushtë.

Vildanja e shkruan se si Era po i lë pa fjalë me të pasmet e saj dhe trupin shumë seksi me të cilin po shfaqet këngëtarja.

Dyshja janë takuar e janë shoqëruar kohë më parë e duket se kjo shoqëri po vazhdon akoma, ma gjithë oraret e ngjeshura të të dyve./Gazeta Express/

scroll to top