Vizita Ademit në MPJ të Sllovenisë: “BDI e përqënduar për zbatimin në tërësi të Marrëveshjes së Përzhinos”

Sekretari i përgjithshëm i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) Abdilaqim Ademi, sot ka realizuar takim me përfaqësuesit e ministrisë së Punëve të Jashtme të Sllovenisë, Tomazh Lovrençiç dhe Anita Stankoviç Pavliç.

Marrëveshja e Përzhinos, zgjedhjet e parakohshme parlamentare, situate politike në vend, procesi i integrimit kanë qenë disa nga temat në këtë takim.

Sekretari i përgjithshëm Ademi i njoftoi zyrtarët slloven me qëndrimin e BDI-së për zbatimin në tërësi të Marrëveshjes së Përzhinos si rrugë e vetme për daljen nga kriza politike që e kaploi vendin dhe njëkohësisht hapi rrugën drejt integrimit në strukturat euro-atlantike, BE dhe NATO.

Ai, gjithashtu u shpreh se BDI angazhohet për organizimin e zgjedhjeve të lira dhe demokratike që do të mbahen në muajin prill të vitit të ardhshëm.

“Ne mbetemi të përkushtuar në zbatimin në tërësi të kësaj marrëveshje dhe kërkojmë nga të gjitha partitë politike që t’i tejkalojnë interesat partiake dhe të arrihet marrëveshje për të gjitha pikat që janë pjesë e dialogut të përbashkët”, u shpreh në takim Sekretari i përgjithshëm i BDI-së Ademi.

Ai, gjithashtu i njoftoi ata edhe me aktivitetet që ka ndërmarrë Bashkimi Demokratik për Integrim për zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Zyrtarët slloven vlerësuan rolin konstruktiv të BDI-së në procesinë e arritjes së marrëveshjes dhe inkurajuan që të insistohet deri ne fund në implementimin e saj. Sllovenia, theksuan ata,  mbetet përkrahës i Maqedonisë në integrimin e saj në strukturat euro-atlantike.

scroll to top