Vjedhje në bulevardin “Goce Delçev” në Shkup

Në bulevardin “Goce Delçev” në Shkup dje një person i panjohur ka thyer xhamin e derës veturës “Ford Kuga” me targa të Shkupit, në pronësi të V.S (49) vjeç.

Në automjet është vjedhur një qese me dokumenta, një pistoletë e zbrazur e tipit “Zi Sauer”, një telefon mobil, dhe grabitësi ka ikur me 25.000 denarë.

Ministria e Brendshme thotë se e ka zbardhur plotësisht rastin.

scroll to top