Vladimir Peshevski është edhe drejtor i një firme of shor nga Qipro

Hulumtimi i BIRN zbuloi se drejtor i kompanisë qipriote “Fertisimo” është me të vërtet zëvendës kryeministri, Vladimir Peshevski, transmeton TetovaSot.

Kompania ende është aktive dhe ai edhe pse u bë zëvendës kryeministër ende është drejtor.

Zëvendës kryeministri Vladimir Peshevski po drejton me firmën “Fertisimo investment limited” e cila gjendet në Nikozi, Qipro.

Ai e hapi firmën në muajin prill të vitit 2006, përderisa ka qenë menaxher gjeneral në SEAF, njëherësh ka qenë edhe këshilltar kryesor investues gjatë shitjes së disa kompanive kosovare dhe serbe ndaj investitorëve të huaj.

kipar

scroll to top