Vlerësimi i duhanit real, çmimi mesatar 177 denarë

Blerja e duhanit po zhvillohet në rendin më të mirë dhe deri më tani është arritur çmim mesatar prej 177 denarë. Pjesa më e madhe e prodhuesve janë të kënaqur mer vlerësimin real të cilësisë dhe të klasi, tha zëvendësministri i Bujqësisë Vanço Kostadinovski pas vizitës së sotme në pikat blerëse të Sokotabit dhe të Kombinatit të duhanit në Prilep.

Kostadinovski theksoi se inspektorati i bujqësisë e ndjek blerjen dhe bëri thirrje që çdo parregullsi menjëherë të paraqitet. Qeveria i përgatiti edhe subvencionet për pagesë pas përfundimit të blerjes.

“Deri më tani, çmimi mesatar blerës është rreth tre euro për një kilogram duhan. Në periudhën e ardhshme çmimi mund të rritet, sepse tani sillen klaset e para, më të ulta. Edhe një herë u bëjmë thirrje blerësve që realisht ta vlerësojnë duhanin, sepse inspektorati me ekipe të përforcuara me virgjilencë do ta ndjekë situatën në terren. Është e rëndësishme që në kohë të hapen edhe të gjitha vendet e blerjes dhe realisht të blihet duhani, realisht të vlerësohet dhe më shpejtë prodhuesit e duhanit t’i marrin subvencionet për 22.000 deri në 23.000 tonë të prodhuara”, theksoi zëvendësministri.

Rreth 23 milionë euro janë paraparë me programin për mbështetje, por, Qeveria, siç theksoi Kostadinovski, nuk ndalet këtu. Vazhdimisht do të jetë në komunikim me bujqit dhe në qoftë se ka ndonjë problem, do të reagojë në kohë që të jenë të kënaqur bujqit dhe të zhvillohet blerja në rendin më të mirë.

Sipas Kostadinovskit, gjatë katër viteve të kaluara në Prilep dhe Krivogashtan prodhuesve të duhanit u janë paguar gjtihsej 1,8 miliardë denarë ose 30 milionë euro janë derdhur në llogaritë e bujqëve.

Drejtori i Inspektoratit bujqësor Cvetan Tripunovski, i cili ishte në shoqërim të Kostadinovskit, informoi se nga 145 pikat momentale janë hapur 67 pika në Maqedoni.

scroll to top