VMRO-DPMNE pret shpërndarjen e Parlamentit, për ministër të ri situata ende analizohet

vmro.jpg

Ende analizohet situata për dorëzimin eventual të propozimit të ri për ministër për Punë dhe Politikë Sociale, ndërsa konform Komitetit qendror dhe ekzekutiv, kryetari i partisë e ka autorizimin për atë vendim, ka thënë sot deputetja e VMRO-DPMNE-së, Bllagica Llasovska.

Sipas Llasovskës e cila ka dhënë deklaratë para fillimit të seancës parlamentare ku duhet të votohen ligjet e PP-së dhe të Këshillit të Prokurorëve publik, VMRO-DPMNE shpreson se Kuvendi sot do të shpërndahet dhe do të ketë zgjedhje më 12 prill siç janë dakorduar te presidenti i shtetit, Stevo Pendarovski.

“Nëse politikanët e shumicës parlamentare janë serioz, atëherë duhet të mbeten në marrëveshjen dhe Kuvendi të shpërndahet”, ka thënë Llasovska.

Ajo ka komentuar edhe shkarkimin e ish ministres, Rashela Mizrahi.

“Ajo nuk ka shkelur as ligjin e as Kushtetutën. Përkundrazi e shkarkuan pasi e zbuloi dhe nuk ka heshtur për krimin i cili ka qenë më parë në ministri, punën e papërgjegjshme dhe paaftësinë e kuadrove të LSDM-së”, ka thënë Llasovska. f.

scroll to top