VMRO-ja, ia ‘krisë’ protestave!

VMRO-DPMNE më 2 qershor do të mbajë protestë para Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, njoftoi kryetari Hristijan Mickoski pas seancës së Komitetit Qendror të partisë.

Ai u bëri thirrje të gjithë atyre siç tha ai, që janë të dëshpëruar dhe të mashtruar nga ana e kryeministrit Zoran Zaev dhe politikanët rreth tij.

“I ftoj të gjithë ata që të bashkohen me ne, ta fillojmë betejën dhe të mposhtim përfundimisht këtë qeveri jo popullore, e cila po i ndodh atdheut tonë”, tha Mickoski.

scroll to top