Volkswagen u ofron para klientëve?

Në një faqe të njohur interneti për automobilat, thuhet se kompania gjermane e prodhimit  të automjeteve, Volkswagen, po përgatitet t’u ofrojë pagesa në para kesh amerikanëve  që kanë makina me naftë të kësaj firme.
Këto makina u provua se ishin programuar  qëllimisht  që të jepnin të dhëna të rreme gjatë testeve për çlirimin e gazeve.
Në blogun “The Truth About Cars” (E vërteta mbi makinat), thuhet se pritet që  Volkswagen-i ta njoftojë këtë vendim në ditët e ardhshme.
Vetë kompania nuk ka komentuar publikisht lidhur me pagesat në kesh për konsumatorët, transmeton VOA.
Në raport thuhet gjithashtu se Volkswagen-i do të fillojë në shkurt të kryejë rregullimet   e para të 482 mijë makinave me naftë që janë shitur në Shtetet e Bashkuara,  të cilat kanë programin e dyshuar në motorin e tyre.
Kompania Volkswagen, po përballet me aktpadi të klientëve të irrituar, të cilët kërkojnë kompensim për rënien e vlerës së shitjes së makinave të përdorura Volkswagen and Audi,  që përmbajnë programin e paligjshëm.  
Ky program ka dhënë të dhëna të rreme për çlirimin e gazeve nga makinat.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

scroll to top