Vrasësi i 14 vetave në Kaliforni, një mysliman i devotshëm

Sayed Farook, 28 vjeç, i cili ka shkaktuar një masakër të vërtetë dje duke vrarë 14 persona në Kaliforni, thuhet se gjatë këtij viti kishte udhëtuar në Arabi Saudite dhe ishte rikthyer me nuse, të cilën e kishte njohur online.

Një nga kolegët e tij, Patrick Baccari thotë se Farook u largua gjatë pranverës për një muaj.

Kur u rikthye, dolën fjalë se ai ishte martuar dhe gruaja që besohet të ketë qenë farmaciste u bashkua me të më vonë. Baccari thotë se Farook ishte një person i rezervuar dhe i edukuar. Ai nuk shfaqte ndonjë sjellje të pazakontë, dhe pse ai rriti mjekrën disa muaj më parë. Ai thotë se ishte ulur me të në të njëjtën tavolinë gjatë festës, por Farook ishte zhdukur papritur, duke lënë xhaketën e tij në karrige.

Kolegët e tij thonë se Farook nuk fliste kurrë për fenë e tij në puën dhe dukej sikur “jetonte ëndrrën amerikane”. Ai ka një vajzë gjashtë muajshe, të cilën e kishte lënë tek e ëma gjatë sulmit. Familjarët e tij nuk dinë se sit a shpjegojnë sulmin e 28­-vjeçarit. Edhe pse për momentin nuk ka të dhëna se sulmi mund të ketë prapavijë terroriste, udhëtimi i tij në Arabinë Sauditë ka ngritur shumë dyshime.

scroll to top