Vrasja e shqiptarit, hetimet thonë se e vrau pensionisti italian

Vrasja e 22 vjeçarit shqiptar në Itali ndodhi më 20 tetor. Provat kanë treguar se pensionisti italian, Francesco Sicignano që vrau të riun shqiptar mund të ketë qëlluar brenda ambienteve të shtëpisë së tij.

Rezultatet e hetimeve janë të përputhshme me versionin e Francesco Sicignano, i cili ka deklaruar se qëlloi nga banesa për vetëmbrojtje dhe se në përpjekje për t’u larguar e pas plagëve të marra në gjoks, grabitësi ka humbur jetën në shkallët e jashtme të vilës. Këto rezultate mund të ulin dënimin për Francesco Sicignano.

Hetuesit thanë se shqiptari 22 vjeçar Gjergj Gjoni, u qëllua në zemër në shkallët e jashtme të vilës në Vaprio d’Adda pranë Milanos.

Megjithatë pensionisti këmbënguli se ishte brenda dhe shqiptari ishte kërcënim i madh për atë, dhe i riu arriti të dalë vetëm pasi u plagos, nga ku më pas humbi dhe jetën.

“Unë e qëllova atë në shtëpi, ai ishte kërcënim për mua dhe pastaj ai u tërhoq në shkallët e jashtme kur ishte ende gjallë”, tha Sicignano prokurorëve gjatë marrjes në pyetje.

scroll to top