Vrasje në Reçicë të Tetovës

Sot rreth orës 15 e 30 minuta ne Reçicë të vogël ka ndodhur një vrasje. Policia e Tetoves akoma nuk ka dale me info zyrtare dhe për çfarë rasti bëhet fjalë.

Ilirianews mëson jozyrtarisht se është vrarë ish shoferi dhe truproja i Sadi Bexhetit ish kryetarit të komunës të Tetovës. Personi në fjalë ka qenë i punësuar edhe në komunen e Tetovës. Emri i të ndjerit është Hasmir Hasani. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:50 në një kafene lokale në vendbanimin Reçicë të vogël afër restorantit Kurtishi. I ndjeri Hasmiri ka qëndruar një orë në këtë kafene dhe në të dalur del një person i armatosur i cili pesë plumba ia shkrepë në kokë. Asmiri ndërron jetë në vendin e ngjarjes.
Policia e ka të njohur edhe personin i cili ka kryer vrasjen i cili poashtu është nga Tetova.

21075_106177636061929_4658105_n

scroll to top