Vrau mikun me 120 goditje thike, ‘Toni Montana’ shqiptar merr një dënim shembullor në Britani

thike-vrasje.jpg

Mane Driza, shqiptari që njihet edhe si “Tony Montana”, është dënuar me 20 vite burgim nga një gjykatë angleze për vrasjen e shokut të tij Stefan Bledar Mone. Ngjarja ka ndodhur në Qershor të vitit 1999 në një banesë në Londër.

Shokun e tij Stefan Bledar Mone e goditi disa herë me thikë (120 herë), duke e lënë të vdekur në vend. Sipas tij, dyshonte se Stefan Bledar Mone i kishte vjedhur unazën e martesës.

Kjo është vrasja e pestë që rëndon mbi 41-vjeçarin. Gjykatësja që e dënoi me 20 vite burgim, tha se rasti i Mane Drizës është i pazakontë, nëse jo unik.

Pas krimit në vitin 1999 në Londër, ai u arratis drejt Italisë ku bëri dy vrasje të tjera. Ai ekzekutoi shqiptarët Artanit Maskaj dhe Albert Blushaj, si dhe tentoi të vriste Lefter Maskaj. Për këto krime u dënua në vitin 2002 në Itali dhe në Qershor të vitit të kaluar u ekstradua në Britani të Madhe për t’u përballur me akuzën e vrasjes së Stefan Bledar Mone, krim për të cilin u dënua sot.

Ndërsa më 11 Prill të vitit 1997, Mane Driza dhe babai i tij vranë at e bir, Elmaz dhe Lavdosh Kananin, në fshatin Bishan të Fierit. Më pas u arratis drejt Anglisë duke pretenduar se ishte një shtetas kosovar që po emigronte për shkak të luftës. /klan

scroll to top