Vritet në Shqipëri kafsha e rrezikuar rëqebulli ballkanik

Një këlysh i Rrëqebullit të Ballkanit është vrarë në Malin e MunëllesJavën e shkuar në Malin e Munellës (Rajoni i Pukës) në zonën e vetme ne Shqiperi ku mbijeton Rrëqebulli i Ballkanit, një kelysh rrëqebulli është gjetur i vrarë. Rasti iu raportua Shoqatës për Mbrojtjen dhe Ruajtjen e Mjedisit Natyror në Shqiperi (PPNEA). Autori është një bari i vogel i zonës, i cili e ka vrare rrëqebullin me gurë pa e ditur se çfare kafshe ishte.

Kjo vrasje është një lajm tejet i keq, duke ditur së popullata totale e rrëqebullit në Malin e Munellës llogaritet të jetë 4-6 individë të rritur.
Rrëqebulli i Ballkanit është një specie kyc për mbrojtjen e trashgimisë natyrore dhe sidomos ekosistemit në të gjithë Ballkanin jugperëndimor. Popullata e tij totale llogatitet të jetë në me pak se 40 individë dhe humbja e një kafshe të vetme është një lajm shumë i keq për mbijetesën e species. Sipas kritereve të Listës së Kuqe të IUCN-s, Rrëqebulli i Ballkanit konsiderohet si një specie e rrezikuar në mënyre kritike (CR). Në Shqipëri, rrëqebulli është i mbrojtur me ligj që prej vitit 1969. Së fundmi, kuadri ligjor është përmirësuar me Ligjin Nr. 10253, datë 11.03.2010 “Për gjuetinë” dhe Ligji Nr. 7/2014, “Për shpalljen e ndalimit të gjuetisë në Republiken e Shqipërisë”

Rrëqebulli i Ballkanit është një specie e vetmuar dhe preferon të jetoj në zonat malore ku prezenca e njeriut është e limituar. Mbetet i pazakontë fakti që një këlysh rrëqebulli është hasur në rrethinat e zonave të banuara, duke qënë se, në këtë periudhë ata qëndrojnë tërë kohës me nënat e tyre. Prania e këlyshëve të vetmuar në këtë periudhë ndodh vetëm në raste kur nëna e tyre ngordh (nga vdekja natyrore ose nga gjuetia e paligjshme), që e kthen këtë çështje në një situatë edhe më kritike.

Gjithashtu, degradimi i habitatit është i shfrenuar në Munellë dhe kjo mund të ndikoje në shqetësimin e sjelljes së rrëqebullit ashtu sic mund të rrisi mundesitë e kontaktit njeri – rrëqebull. PPNEA e ka deshmuar prej kohësh gjuetinë e paligjshme dhe prerjet e pyjeve në një shkallë të lartë në Munellë dhe këto nuk tregojnë asnjë shenjë ndalimi.

Pavarësisht kësaj ngjarje të rëndë, zbulimi i rrëqebullit të vrarë nga pikëpamja kërkimore shkencore është shumë i rëndesishëm sepse provon edhe më shumë se Munella përmban një popullatë riprodhuese të Rrëqebullit të Ballkanit. Si e tillë, Munella është deri më sot, një nga dy zonat në te gjithë Ballkanin, bashkë me Parkun Kombëtar të Mavrovës në Maqedoni, ku rrëqebulli riprdhohet.Ky incident është një thirrje për tre masa urgjente që duhen ndërmarrë në Malin e Munellës në Shqipëri, në menyrë që të zvogelojnë mudesitë për ndodhi të tjera negative në të ardhmen: (i) rritja e forte e fushates së ndërgjegjësimit me vendasit për të promovuar rëndesinë e Munellës në ruajtjen e Rrëqebullit të Ballkanit, (ii) ndalimi i menjëhershëm i prerjes së pyejve dhe shkatërrimit që vazhdon të bëhet në Malin e Munellës, (iii) zonës ti jepet një status mbrojtjeje sa më shpejt të jetë e mundur duke e përfshirë Munellën në rrjetin e zonave të mbrojtura të vendit.PPNEA ka theksuar prej kohësh rëndesinë e Munellës për mbrojtjen e Rrëqebullit të Ballkanit, por deri më sot nuk ka patur asnjë shenjë interesi nga institucionet përkatëse për të mbrojtur habitatin e vetëm ku mbijeton Rrëqebulli i Ballkanit në Shqipëri.

Së fundmi Rrëqebulli i Ballkanit u njoh zyrtarisht nga Lista e Kuqe e IUCN-s, si një nënspecie e rrezikuar në mënyre kritike. Shqiperia ka një përgjegjësi globale per ruajtjen e tyre pasi humbja e popullatës së vetme të Rrëqebullit të Ballkanit në Shqiperi është një kërcënim i madh për mbijetesën e të gjithë nënspecies në nivel botëror.

scroll to top