Vucic: Duam lidhje më të mirë me shqiptarët

Nuk kam turp të them që ne duam të kemi lidhje më të mirë me shqiptarët e boshnjakët, sepse e shoh që kemi potencial për rritje më të mirë se shtetet tjera, ka thënë kryeministri serb Aleksandar Vucic gjatë takimit më kryeministrin shqiptar Edi Rama.

“Ne kemi potencial të madh dhe do ta bëjmë së bashku, sepse nëse kthehemi kundër njëri-tjetrit, atëherë nuk kemi shanse”, shton më tej Vucic. Kryeministri Rama është duke marrë pjesë në Forumin e Sigurisë në Beograd.

scroll to top