Vuçiq planifikon vizitë në Prishtinë!? Ja kush e thotë

Kryetari i Partisë Popullore Vuk Jeremiq, ka deklaruar sot se vizita e kryetarit të Serbisë Aleksandër Vuçiq në Zagreb “është si një provë e përgjithshme për vizitën shtetërore të Vuçiqit në Prishtinë të cilën e planifikon pas nënshkrimit të marrëveshjes detyruese – juridike dhe pasi që Kosova të bëhet anëtare e Kombeve të Bashkuara me “bekimin e autoriteteve aktuale të Serbisë”.
“Vuçiq planifikon që në shkurtin e vitit të ardhshëm të shkojë për vizitë shtetërore në Prishtinë te partnerët e tij të koalicionit dhe bashkëpunëtorëve të Ramush Haradinajt e Hashim Thaçit dhe pastaj të niset për në Perëndim e të thotë : ‘Ja,e shihni ç’mund të arrij – nuk ka lojtar më të mirë nga unë’”, citon televizioni serb nasha të ketë thënë Jeremiq.

Ai më pas ka shtuar se është i bindur që opozita do ta pengojë Vuçiqin që ta bëjë pasi që do të mundet në zgjedhje.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, nisi të hënën një vizitë dyditëshe në Kroaci.

Pas takimit me presidenten kroate, Kolinda Grabar Kitaroviq, Vuçiq tha se Serbia dhe Kroacia duhet të kenë marrëdhënie më të mira në të ardhmen.

“Kur bëhet fjalë për të ardhmen, nuk kemi interesa kontradiktorë në asnjë fushë. Duhet të jemi më të përgjegjëshëm dhe më seriozë”, tha Vuçiq.

Ka qenë ky takimi i parë i krerëve të shtetit të Serbisë dhe Kroacisë në pesë vjet.

scroll to top