VV, AAK e NISMA takohen sot në Sallën e Kuqe

Tri partitë opozitare do të mblidhen sot në Prishtinë. Opozitarët do të mbajnë sot në mesditë një tubim Sallën e Kuqe në Prishtinë.
Opozita vazhdon të qëndrojë e palëkundur në kërkesat e tyre, derisa kanë paralajmëruar manifestim më 28 Nëntor.

Ky takim po ndodh pas protestave të fundit ku opozita kërkoi lirimin nga arresti të deputetes Donika Kadaj Bujupi. Veç kësaj, opozita po kërkon tërheqjen e nënshkrimeve nga marrëveshja për Asociacionin dhe demarkacionin. /KP/

scroll to top