VV: Dhjetëra të arrestuar në dy ditët e fundit, policia nuk publikon emrat

Të martën dhe të mërkurën, Policia e Kosovës ka arrestuar dhjetëra qytetarë të cilët po e shprehnin vullnetin e tyre kundër marrëveshjeve me Serbinë dhe kundër marrëveshjes për demarkacion me Malin e Zi, thuhet në një njoftim nga Levizja Vetvendosje.

Në mesin e të arrestuarve siç thot VV, janë:

1. Arianit Manxhuka
2. Artan Abrashi
3. Asdren Lekaj
4. Ilir Pantina
5. Shkëlqim Morina
6. Shpyrton Mehmeti
7. Valon Bekteshi
8. Zgjim Hyseni

“Policia e Kosovës ende nuk po i publikon emrat e të arrestuarve të tjerë, edhe pse vetë e kanë konfirmuar se janë 24 të tillë. Ne kërkojmë lirimin e menjëhershëm të aktivistëve dhe qytetarëve, për shkak se përndjekjet dhe arrestimet e tilla do ta përshkallëzojnë edhe më tutje situatën” thuhet në fund të komunikatës të publikuar në Facebook nga VV./ 21Media

scroll to top