Xhaferi, Analiza e MO-së avancim i Kushtetutës

Zv/kryeministri për implementimin e Marrëveshjes së Ohrit, Musa Xhaferi në intervistën për emisionin 200 ka thënë se analiza e MO-ss është një interpretim i avancuar i Kushtetutës.

“Dokumenti është një avancim i Kushtetutës, interpretim i avancuar i Kushtetutës dhe krijon hapësirë për të ndërtuar një kohezion për të relaksuar raportet dhe për t’u ndier të gjitha bashkësitë komod në shtëpinë e tyre, të cilën duhet ta kenë në Maqedoni”, ka thënë Xahferi, njofton Alsat-M.

Për rekomandimin e analizës për rikthimin e kushtetutës me karakter qytetar, Xhaferi thotë se një gjë e tillë nuk i dëmton shqiptarët. Sa i përket miratimit të buxhetit me Badenter, Xhaferi thotë se rekomandimi duhet parë si pjesë e kushtetutës, ashtu sikurse përdorimi zyrtar i gjuhës shqipe. Ai tha se propozimet deri në fund të dhjetorit do bëhen publike dhe do të jenë pjesë e diskutimit, por nga opinioni maqedonas nuk duhet të interpretohen si kërkesa maksimaliste.

“Përsa i përket shqiptarëve, po të jemi të barabartë të gjithë nuk mendoj se do të jemi të humbur sepse diskriminimi pozitiv, përfaqësimi i drejtë nuk do të eliminohet nëse kemi një preambulë apo një Kushtetutë qytetare jo në baza etnike..Nuk ka propozime maksimaliste”, deklaroi Musa Xhaferi, zv/kryeministër për çështje evropiane.

Dokumenti me rekomandimet nga Analiza e Marrëveshjes së Ohrit nga Musa Xhaferi shihet si pjesë e pandashme me proceset aktuale politike dhe marrëveshjen e Përzhinos.

“Këtë nuk e shoh të ndarë nga reformat që kërkon plasi Aksionar i Pribes, Marrëveshja politike e 2 qershorit, kjo është pjesë e kësaj dhe ne bëjmë përpjekje që ta ndihmojmë procesit dhe analiza do t’i nxjerr në dritë defektet dhe përparësitë që ka sistemi”, thekson Xhaferi.

Ai mohon se dokumenti publikohet si pjesë e fushatës të BDI-së, sepse procesi sipas tij i analizës ka filluar para se të dihej se do të ketë zgjedhje në muajin prill.

scroll to top