Xhaferi: MO nuk ka alternativë tjetër

Cilat janë alternativat që do ta zëvendësonin Marrëveshjen e Ohrit, pyeti Xhaferi skeptikët dhe kundërshtuesit e kësaj marrëveshje, duke shtuar se marrëveshja nuk është libër i shejt, por u bë pjesë e kushtetutës. Xhaferi pranoi se ka ngecje në zbatimin e marrëveshjes por se nuk ka alternativë tjetër për rregullimin e statusit të shqiptarëve të Maqedonisë.

Xhaferi në emisionin “Rruga Drejt”, u shpreh se BDI nuk është fajtore që opozita shqiptare është e pakonsoliduar, duke shtuar se BDI nuk mund të krijon parti opozitare.

“BDI nuk është më e mira, por ka bërë më shumë për shqiptarët prandaj edhe fiton tek elektorati shqiptar”, tha Xhaferi, duke shtuar se BDI nuk e ka bërë më të mirën por ambiciet janë për avancim të proceseve, përcjell Zhurnal.

scroll to top