Xherdan Shaqiri, futbollisti shqiptar më i përfolur i javës së kaluar

Fundjava në Premier Ligë ka dhënë rezultate shumë befasuese, në të cilën kanë lëshuar pikë të gjitha ekipet e mëdha, përveç Arsenalit.

Manchester City u mposht nga skuadra e Stoke Cityt me rezultat prej 2 me 0, transmeton Koha.net.

Në këtë takim Shaqiri bëri një paraqitje fantastike duke asistuar të dy golat për sulmuesin austriak Arnautoviq. Unitedi ka barazuar me West Hamin, Liverpooli është mposhtur nga Newcastle, kurse Chelsea ka vazhduar me formën e tashmë të zakonshme në këtë sezon.

BBC ka bërë përzgjedhjen e lojtarëve me paraqitjen më të mirë në këtë fundjavë, ndërsa në mesin e futbollsitëve më të mirë e ka përfshirë edhe Xherdan Shaqirin.

scroll to top