Xhihadistët marrin peng një hotel në Mali, raportohen pesë të vdekur

140 mysafirë dhe 30 punëtorë të një hoteli merren peng nga ISIS

Sipas raportimeve të fundit, të paktën dy persona të sigurimit të hotelit kanë mbetur të lënduar pas marrjes së hotelit “Radisson” në Bamoko të Malit.
“Të shtëna dhe detonime janë dëgjuar, si dhe disa persona mendohet të jenë zënë peng nga grupi”, i ka thënë një burim i sigurisë AFP-së.
Dëshmitarët në vendin e ngjarjes kanë raportuar se sulmuesit kanë shkuar në hotel me një veturë diplomatike, dhe tash po lëvizin qetë në katin e shtatë të hotelit, transmeton KosovaPress.

Një dëshmitar ka thënë se sulmuesit janë duke dëgjuar derisa thërrasin “Allahu Akbar.”

“Po ndodh në katin e shtatë. Xhihadistët janë duke shtënë në korridor”, thotë ky burim brenda organeve të sigurisë.

Hoteli “Radisson” në Mali të Afrikës Perëndimore, raportohet të jetë nën sulmet e xhihadistëve. Të paktën pesë të vdekur janë raportuar deri tani nga tabloidi britanik “Mirror.”

scroll to top