Ylli Manjani, ministër i ri i drejtësisë

Ylli Manjani sonte është propozuar për ministër të ri të Drejtësisë në Republikën e Shqipërisë, në vend të Nasip Naço, i cili sot vonë pasdite dha dorëheqje nga funksioni për “shkaqe personale”.

Kryeministri shqiptar, Edi Rama, duke e pranuar dorëheqjen e Naços, iu falënderua për kontributet që i ka dhënë në ekipin qeveritar. Menjëherë pas kësaj, Rama kishte takim me partnerin në koalicion, Ilir Meta, lider i Lëvizjes Socialiste për Integrim, ku u dakorduan rreth emrit të zëvendësit të tij.

Në deklaratën e parë për gazetarë pas takimit me Ramën, Manjani theksoi se e pret një punë shumë me përgjegjësi në reformat e jurisprudencës.

“Pa diskutim kjo paraqet një sfidë të madhe për personalitetin tim dhe gjithashtu ftesë për të vazhduar aty ku mbeti kolegu im Naço, i cili deri tani bëri me të vërtetë punë të madhe. Reformat në jurisprudencë janë shumë me rëndësi për funksionimin e shtetit. Kjo është e dyta me radhë pas reformave administrative. Na presin shumë punë. Ne jemi në një proces të rëndësishëm, i cili duhet të realizohet në kuadër të orvatjeve për integrimin e Shqipërisë në BE. Ky është një projekt i mbështetur nga të gjithë. Kjo është detyra e politikës dhe e Parlamentit që të gjendet konsensus i nevojshëm. Kemi shumë punë dhe unë janë i bindur se bashkërisht do ta arrijmë atë”, deklaroi Manjani.

Manjani, i cili është nënkryetar i Lëvizjes Socialiste për Integrim, në funksion vjen nga vendi zëvendësministër i Transportit.

scroll to top