YouTube feston 2015 me një video, ja momentet më të bukura (Video)

ouTube ka publikuar një video me momentet më bukura për vitin 2015.

Ndryshe nga përmbledhjet e rrjeteve të tjera sociale, përmbledhja e YouTube-it është pak më zbavitëse, duke qenë se është bërë një miks i momenteve më të rëndësishme si dhe këngëve më hit të vitit.

Videoja “YouTube Rewind” shfaq për 6 minuta dhe 40 sekonda momentet më interesante dhe këngët më të dëgjuara për vitin2015.

Tingujt muzikor në video janë miksuar nga Avicii dhe fillojnë nga kënga “Cheerleader” e Omi deri tek “What do you mean” e Justin Bieber.

Brenda në video do të gjeni këngë nga The Weeknd, Silento, Major Lazer & Dj Snake etj.

scroll to top