Zaev: Do të zbardhet rasti“Kumanova”!

Kryetar i LSDM-së Zoran Zaev siguroi se Ministria e Brendshme do të zbardh çdo informatë shtesë që mund të marr në pesë muajt e ardhshëm lidhur me rastin e Kumanovës. Në emisionin “360 gradë” në Alsat, Zaev tha se për aq kohë sa kuadër i saj do të drejtojë dikasterin e brendshëm, hetimi do të zhvillohej në mënyrë adekuate.

“Gjithsesi se për çdo rast veçanërisht rastin e Kumanovës, Oliver Spasovski ka për detyrë, jo vetëm për shkak se Zaevi e ka urdhëruar, jo vetëm se qëndrimet e LSDM-së janë të tilla, ka për obligim që ta kumtojë të vërtetën. E vërteta pavarësisht se si është patjetër të tregohet. Nëse Oliver Spasovski merr informata të tjera, shtesë, të reja për publikun, ai do ti tregojë për cilindo rast të mundshëm, përfshi rastin e Kumanovës. Unë do të isha i lumtur pasi rasti i Kumanovës la shumë çështje pa u përgjigjur, unë ja edhe publikisht kërkoj që ato informata të ndahen me publikun dhe të iniciohet hetim adekuat”, deklaroi Zoran Zaev, kryetar i LSDM-së.

Zaev tha se për dorëzimin e materialeve të përgjuara pret parashtrimin e kërkesës zyrtare nga Prokuroria Speciale. Madje sipas Zaev, pavarësisht kundërshtimit të Këshillit të Prokurorëve për emërimin e gjithë prokurorëve të propozuar nga Katica Janeva, edhe ekipi i aktual mund të jetë i pamjaftueshëm për hetimin e numrit të madh të lëndëve që posedon.

scroll to top