Zaev i do votat shqiptare, por nuk e do gjuhën shqipe

zaevi-bilalli.jpg

Sërish gjuha shkon ku dhemb dhëmbi.Pra gjuha shqipe që ka filluar ta shqetësojë ish kryeministrin dhe njeriun që kërkon një mandat tjetër sërish me votat e shqiptarëve Zoran Zaev informon TetovaSot.
Një tabelë e bërë copë-copë sepse ishte shkruar në shqip në Prilep, akte vandale dhe asnjë autor i dënuar në shënjestër nuk kanë vetëm gjuhën por edhe shpërfaqjen e nacionalizmit dhe Zaev e di se me multi-kulti nuk fiton dot vota.

Gjuha po e tretë njeriun e dyzuar për nga qëndrimet.Nën kamuflimin e fjalëve ai do që të bëhet i mirë me maqedonasit kur thotë se tabela dygjuhëshe e vendosur në zyrën e Prokurorit Publik në Strumicë është vendosur gabimisht dhe do të hiqet dhe se ironia e ish kryeministrit që kërkon të jetë mandatar vazhdon me atë se në Strumicë nuk ka më shumë se 20 përqind të popullsisë etnike shqiptare.Në anën tjetër përpara shqiptarëve ai flet me pompozitet për liritë, të drejtat e njeriut, shoqërinë e hapur dhe të barabartë për të gjithë dhe bën një hap më shumë kur lidh edhe një koalicion me një parti shqiptare në zgjedhje .Por cështja mbetet , lideri shqiptarë i partisë që ka lidhur koalicion me Zaevin, pra Bilall kasami a është i informuar për qëndrimet e Zaevit që dalin kundër gjuhës dhe me këtë rast kundër shqiptarëve ?!- përcjellë TetovaSot

Disa banorë të revoltuar thanë se Zaev le të heqë ku të dojë tabelat në gjuhën shqipe, por ne do tia heqim votat shqiptare atij .TetovaSot

scroll to top