Zaev i kërkon falje Hashim Thaçit dhe Kosovës

6FD1B8EB-F00B-4BBD-9FC8-4F017842D5C0.jpeg

Kryeministri Zoran Zaev ka zhvilluar bisedë telefonike me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi lidhur me bisedën me parodistët rusë, ku Zaev duke menduar se flet me presidentin e Ukrainës, Petro Poroshenko jep detaje për marrëveshjen e mundshme për shkëmbim territoresh mes Kosovës dhe Serbisë. Siç ka deklaruar presidenti Thaçi, kryeministri Zaev i ka kërkuar falje për ndërhyrje në çështje të Kosovës, duke i shpjeguar se informacionet i ka siguruar nga Sputniku rus dhe se nuk ka pasur informacione zyrtare. Presidenti Kosovës ka shtuar se raportet mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut nuk cënohen.

scroll to top