Zaev: Pa media të pavarur, zgjedhjet e prillit nuk do të jenë të rregullta

Çdo euro mbi kufirin e lejuar për borxhin e kredisë së Maqedonisë nga 61 milionë euro, LSDM-ja e konsideron se paratë do të shpenzohen për korrupsionin zgjedhor, tha lideri i partisë Zoran Zaev në një konferencë për shtyp që përfundoi më herët

Vendimi i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, i cili përmbysi veton e zv/ministrit të Financave Kire Naumov, për huamarrje të re nga bankat e vendit me vlerë 100 milionë euro, Zaev e vlerëson si një krim të mundshëm.

Lideri i LSDM-së e ka kontestuar legjitimitetin e vendimit të KSHZ-së në strukturën e vjetër, por gjithashtu i bëri thirrje bankave që të mos marrin pjesë në aktivitete që përfshijnë një korrupsion të ri zgjedhor.

I pyetur për pozitën e LSDM në negociatat për mediat Zaev tha LSDM-ja deri të premten do të presin një përgjigje për këtë pyetje, dhe deri në fund të vitit do të shihen rezultatet në drejtimin dhe kushtet nga çlirimi dhe pavarësia e medias.

‘Pa media të pavarura, zgjedhjet në prill të vitit 2016 nuk do të jenë të rregullta’, tha Zaev.

Lideri i LSDM-së e qartësojë edhe deklaratën e tij mbi incidentin në Kumanovë. Ai tha se incidenti është një manipulim i pushtetit, por provat e reja treguan se në mesin e terroristëve ishin njerëzit që ishin në Siri. Kjo nuk e ndryshon mendimin e Zaevit që incidenti në Kumanovë ishte i regjisuar.

scroll to top