Zaev pranoi ftesën e Mickoskit për TV duel

– Kryeministri Zoran Zaev e pranoi ftesën e liderit të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski për tv duel politik mes tyre, konfirmuan për MIA nga Qeveria, transmeton Zhurnal.

“Transparenca është një nga principet themelore sipas të cilit punon Kryeministri i Republikës së Maqedonisë Zoran Zaev. Gjatë gjithë kohës komunikojmë me opinionin në mënyrë të hapur përmes përgjigjeve dhe pyetjeve, por edhe debate dhe duele. Kështu që kryeministri Zoran Zaev është i gatshëm për TV duel me Hristijan Mickoskin, sepse themeli i demokracisë është transparenca dhe gatishmëria të përballesh me oponentët politik”, ka deklaruar për MIA, zëdhënësi i Qeverisë, Mile Boshnjakovski.

Ndryshe, kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski mbrëm pas mbledhjes së komitetit ekzekutiv të partisë, e ftoi Zaevin që të përballen në televizion për të diskutuar për negociatat rreth emrit.

scroll to top