Zaev: Presim përgjigje nga Janeva se materialet me të vërtet do të ruhen

Letra nga ana e jonë për përgatitjen e materialeve disa ditë para skadimit të afatit është dërguar deri te Prokuroria speciale publike dhe sot presim përgjigje nga kjo prokurori për shkak të asaj se në pajtueshmëri me ligjin ashtu si qëndron në titull thuhet mbrojtja e privatësisë.

Duhet që të sigurohen kushtet adekuate, ashtu si jemi të informuar nga Prokuroria speciale publike, për t`u ruajtur ato materiale pasi që janë në përqindje të madhe nga natyra e besueshme private e qytetarëve.
D.m.th ne, bazën ligjore e plotësuam. Kur do të siguroj shteti kushtet plotësuese për ruajtjen e atyre materialeve që është obligim me ligj, sipas gjitha gjasave do të kërkohet nga ne që t`i japim materialet, deklaroi Zaev.
Ne jemi të përgatitur që në çdo moment kur të kërkohet nga ne, t`i dorëzojmë materialet, deklaroi kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve pas pres konferencës së sotme të përkushtuar ndaj vendimit të djeshëm të KSHZ-së për ta prishur veton e zëvendës ministrit për financa, Kire Naumov.
scroll to top