“Zajednica” nuk është e pavarur prej Prishtinës, demarkacioni do të përmirësohet

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka deklaruar se Asociacioni i Komunave me shumicë serbe nuk ka kompetenca ekzekutive por se ajo që paraqitet në media është tendencioze.

Ai thotë se çdo vendim i Gjykatës Kushtetuese lidhur me Asociacionin e Komunave me shumicë serbe do të zbatohet nga Qeveria e Kosovës. “Marrëveshja për Asociacion është në Gjykatën Kushtetuese dhe do të japë vlerësimin e vet. Ne zotohemi që do të zbatojmë çdo mendim dhe çdo vendim që jep Gjykata Kushtetuese”, tha Mustafa në emisionin Click në RTV21, duke shtuar se çdo gabim i mundshëm në rastin e demarkacionit me Malin e Zi do të mund të korrigjohet. “Ne kemi shprehur gatishmërinë tonë që të jemi të hapur për çdo qasje profesionale për ekspertizë, qoftë të brendshme qoftë të jashtme”, tha Mustafa.

“Nëse ekspertët ndërkombëtarë do të vlerësonin se ka ndonjë gabim në shënimin e vijës kufitare me Malin e Zi, atëherë të dy palët, ajo malazeze dhe pala kosovare kanë vullnetin që të bëhen korrigjimet e mundshme. Ne kemi edhe vullnetin e palës malazeze që të ulemi dhe të shohim korrigjimet” tha kryeministri Mustafa.

scroll to top