Zbardhen detaje për vdekjen e 39 vjeçarit nga Peja (Pamje të rënda)

Policia-640x358-640x300.jpg

Mëngjesin e sotëm në fshatin Vitomiricë të Pejës është gjetur një person pa shenja jete. Gazeta Express mëson se bëhet fjalë për A.C 39 vjeçar (emër i njohur për redaksinë). Në vendin e ngjarjes kanë dalur dy prokurorë, ai i krimeve të rënda dhe i departamentit të përgjithshëm për të sqaruar rrethanat e vdekjes.

Ky rast është cilësuar si “hetim i vdekjes”, ndërsa trupi i pajetë është dërguar për obduksion.

Rastin për Gazetën Express e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Driton Rugova.

Rugova ka thënë se ai është gjetur i shtirë, dhe se ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen.

“Sot rreth orës 06:55 policia ka marr një info se ne fsh. Vitomiricë një person është i shtrirë dhe dyshohet të jete pa shenja jete. Ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës, me urdhër te prokurorit rasti cilësohet si hetim i vdekjes, policia është duke punuar intenzivisht për zbardhjen e rastit. Për informata të tjera do të njoftoheni me kohë”, ka thënë Rugova.

KUJDES, PAMJE TË RËNDA…


scroll to top