Zbulohen detajet e telefonit LG G5

Një përdorues në Weibo ka zbuluar disa specifika të telefonit të mençur LG G5. Kompania LG ka lëshuar dy telefonat, LG G4 dhe LG V10, në këtë vit derisa modeli i fundit konsiderohet si telefoni kryesor i gjigantit.

Sipas një përdoruesi me emrin Zealer, LG G5 do të posedojë ekran 5.6 inç me rezolucion 1440 x 2560, procesor katër-bërthamor Snapdragon 820 SoC, dhe GPU Andreno 530. Prapa pajisjes do të jetë një kamerë 21 megapiksel, ndërsa kamera fronalte do të jetë 8 megapiksel.

LG G5 pritet të zbulohet në muajin shkurt, muajin e njëjtë kur edhe Samsung pritet të lansojë Samsung Galaxy S7.

scroll to top