Zbulohet arsyeja pse turqit nuk e respektuan minutën e zisë për Francën (Video)

Minuta e zisë në nderim të viktimave të Parisit nuk u respektua nga 17 mijë tifozët turq të pranishëm në “Basaksehir Fatih Terim Stadyumu” të Stambollit, ku të martën në mbrëmje u luajt miqësorja Turqi­Greqi.
Fishkëllima e kore, që nga mediat botërore janë interpretuar në mënyra të ndryshme, duke e vënë theksin te thirrjet “Allahu Akbar”, por ndërkohë nga Turqia del një version tjetër.

Tifozët turq fishkëllyen e protestuan ndaj FIFA­s, që kurrë nuk mbajti ndonjë minutë zi në nderim të viktimave të sulmeve terroriste në Turqi.

Në Ankara humbën jetën 102 persona muajin e shkuar në Ankara, pas një sulmi terrorist.

scroll to top