Zbulohet iPhone 8, do të jetë një “Ferrari” i vërtetë

Thashethemet e fundit tregojnë se në vitin 2017 Apple, do të hedhë në treg tre modelet e telefonave iPhone, dhe ato janë;  7S,  7S Plus dhe iPhone 8.

Apple ka menduar që këtë “dhuratë” ta bëjë, pasi kompania feston 10 vjetorin e saj.

Sipas mediave britanike, burimeve të Apple në Azinë Lindore u ka rrjedhur një dokument ku përshkruan iPhone 8, ku cilësohet si një “Ferrari” i vërtetë . Dokumentet i referohen tre aparateve: D20, D21 dhe D22.

Në dokument thuhet se iPhone 8 do ketë një ekran shumë të madh.

Edhe pse kompania Apple ka qenë  gjithmonë e fshehtë kur është fjala për planet e saj për të ardhmen, këtë herë dokumenti është nxjerrë në mënyrë të  fshehtë.

Një risi e iPhone 8 është dhe karikimi me WiFi.

Sikurse me iPhone 7 dhe iPhone 8 nuk do të ketë vend për përdorimin e kufjeve.

scroll to top