Zbulohet një bandë që mbrëmë ka bërë probleme nëpër Kumanovë

Njëzet e një vjeçari M.N. nga Kumanova është arrestuar për të cilin besohet se është njëri prej dhjetë dhunuesve që mbrëmë kanë nxitur disa incidente në qytet, ku ka tre të lënduar dhe dëme të mëdha materiale, transmeton TetovaSot.

Aksioni i kësaj bande ka nisur në orën 4 në restorantin në kuadër të pompës së benzinës “Luk Oil” e vendosur në autostradën Kumanovë-Shkup. I punësuari është sulmuar dhe grushtuar në kokë.

Grupi, në rrugën Doktor Ribar e kanë takuar një shtatëmbëdhjetë vjeçar i cili ka qenë duke u kthyer në shtëpi, ku me shkop prej druri e kanë rrahur djaloshin.

scroll to top