Zbulohet qyteti i humbur i Aleksandërit në Irak

aleksander_1506379449-9993420.jpg

“Qyteti i humbur” i Aleksandërit të Madh ishte përshkruar si një vend magjik, ku njerëzit deheshin me verë dhe filozofët e ligjëronin dijen të zhveshur, thonë shënimet antike.

Tani, pas afro 2000 vitesh pas vdekjes se ushtarit më të madh të të gjitha kohërave, arkeologët besojnë se ky qytet iluzionar më në fund mund të jetë zbuluar në Irak.

Ekspertët e arkeologjisë zbuluan papritur gjetje antike në një vendbanim në Irak, i njohur me emrin Qalatga Darband, pasi shqyrtuan disa xhirime të de-klasifikuara spiunazhi të amerikanëve nga viti 1960.

Imazhet ishin bërë publike më 1996 por, për shkak të jostabilitetit politik, arkeologët nuk ishin në gjendje që ta gjurmojnë hartën arkeologjike për disa vite, shkruan GazetaExpress.

Duke përdorur pamjet e fundit të xhirimeve të një droni mbi një hartë të tillë, ekspertët tani kanë zbuluar se ishte një qytet në shekullin e parë dhe të dytë të erës sonë i cili ka ndikim greko – romak.

Besohet se Aleksandri, që në histori njihet si komandanti më i suksesshëm ushtarak, kishte ndërtuar një qytet në këtë vend me 3000 veteran të fushatës së tij ushtarake.

I pamposhtur në betejë, ai kishte bërë një perandori të madhe që shtrihej nga Maqedonia dhe Greqia në Europë deri në Persi, Egjipt madje edhe në pjesë të Indisë veriore, deri sa vdiq në moshën 32 vjeçare.

Studiuesit besojnë se Qalatga Darband – që përafërsisht përkthehet nga gjuha kurdë si “kështjella e kalimit të malit” është një rrugë që Aleksandri i Maqedonisë përdori për ta sulmuar Dariusin e III’të të Persisë në vitin 331 të Erës sonë dhe mund të jetë ky vend iluzionar i humbur që ishte bërë si një pikë e rëndësishme e takimit në mes të Lindjes dhe Perëndimit.

Ai gjendet 10 km në juglindje të Ranias në krahinën e Sulaimaniya (Sylejmani) në Kurdistanin e Irakut.

Arkeologët e Muzeut Britanik e kanë gjurmuar këtë hartë me anë të xhirimeve me dronë.

Mandej ata kanë dërguar një skuadër irakiane që e kishin trajnuar për të mbrojtur vendet historike që ishin shkatërruar nga Shteti Islamik.

“Ne kemi xhiruar tërë vendin duke përdorur dronë në pranverë – kemi analizuar gjurmët e bimëve në tërë Mesopotaminë arkeologjike”, ka thënë për The Times, arkeologu që i prinë këtij studimi John MacGinnis.

“Ende jemi në fazën fillestare, por ne mendojmë që aty ishte një qytet i fuqishëm që lidhte Irakun dhe Iranin. Mund të imagjinoni njerëzit që furnizonin me verë ushtarët që kalonin andej”, thotë ai.

Kemi një bollëk të mbetjeve të çative dhe statujave greko-romake që tregojnë se qyteti kishte një treg të lulëzuar të verës qe mund të jetë ngritur nga Aleksandri, shkruan GazetaExpress.

Ata kanë zbuluar dy statuja – një me figurë të një femre që besohet të jetë Persefonesa, perëndeshë greke e vegjetacionit dhe tjetra besohet të jetë e Adonisit, simbol i fertilitetit.

Projekti, i cili ishte pjesë e Programit Trajnues Emergjent të Qeverisë së Irakut, pritet të vazhdojë pas përmirësimit të sigurisë në vend.

Qeveria ka ndarë 30 milion funte (40 milion dollarë) si pjesë e një plani për rindërtimit e hartës historike të Irakut që është shkatërruar nga Shteti Islamik.

Ky fond është projektuar për të luftuar shkatërrimin e trashëgimisë kulturore në zonat kulturore që janë bërë nga Shtetit Islamik i Irakut dhe Sirisë (ISIS).

Programi trajnues involvon grupe arkeologësh nga Iraku deri në Londër që trajnohen për tetë javë nga Muzeu Britanik.

Ata pastaj dërgohen për gërmime në terren për gjashtë javë të tjera ku mësojnë si të bëjnë hulumtime më dronë duke bërë skanim 3D.

Kishte zëra se në këtë vend ishte një qytet antik edhe para tri viteve ku fermerët kishin gjetur edhe mbetjet e tri ndërtesave të mëdha me një muri të madh të fortifikuar, shkruan GazetaExpress.

Ekspertët kanë përpunuar xhirimet e dronit duke rritur kontrastin e ngjyrave për të treguar ndërtesat drejtkëndore që fshihen poshtë fushave të mbjella me drithë.

“Në atë vend që ka mure nëntokësore, gruri dhe elbi nuk rriten mirë, kështu që ka dallime në ngjyra të rritjes se drithit”, thotë MacGinnis.

Skuadra tani është duke bërë gjetjet linguistike për të konfirmuar zbulimin.

Në fillim të këtij viti arkeologët besuan se kishin gjetur testamentin me amanetin e fundit të Aleksandërit të Madh që datonte 2000 vjet nga vdekja e tij.

David Grant, një ekspert londinez, deklaroi se kishte zbuluar dëshirat e mbretit maqedonas para vdekjes se tij në një tekst antik që “ishte fshehur me shekuj”.

Shumica e amanetit të Aleksandrit kishte të bënte me të ardhmen e perandorisë greko-perse që ai e kishte udhëhequr.

Po ashtu, në të ai kishte zbuluar dëshirat e tij si të varrosej dhe kush do të përfitonte nga pasuria dhe pushteti i tij.

Dëshmitë për amanetin e humbur të tij mund të gjenden edhe në dorëshkrimet antike të njohura si “Romanca e Aleksandrit”, një libër me fabula që mbulon shfrytëzimet dhe dëshirat mitike të Aleksandërit.

Duket se ato janë përmbledhur me shekuj pas vdekjes se Aleksandërit, ku fabulat paraqesin përmbajtje të çmueshme historike për betejat e Aleksandërit në Perandorinë Persiane. /GazetaExpress/

scroll to top