Zbuloni tre recetat natyrale për zhdukjen e thinjave

Sipas disa studimeve, shfaqja e thinjave vjen nga arsye të ndryshme që variojnë që nga stresi deri tek influenca gjenetike.
Gjithsesi shfaqja e thinjave, siç shpjegohet nga studimet mjekësore, vjen si pasojë e mungesës së melaninës në folikul, pigmenti i cili i jep ngjyrë flokut tuaj.
Në momentin që organizmi nuk e prodhon këtë pigment shfaqen thinjat si pasojë e çngjyrosjes së fijeve të flokut.

Ja disa receta tërësisht natyrale të cilat ndikojnë në rritjen e prodhimit te melaninës.

Receta 1

Ingredientët:

200 ml vaj lini

4 limona

3 thelpinj hudhër

1 kg mjaltë

Përgatitja: Në mikser hedhim limonin e zhveshur nga lëkura si edhe thelpinjtë e hudhrave. Pasi i kemi grirë shtojmë në të vajin e linit dhe mjaltin.

Masën e përftuar e përziejmë mirë dhe e hedhim në një kavanoz qelqi dhe e vendosim në frigorifer.

Këshillohet që kjo masë të hahet 2 herë në ditë përpara vaktit (një lugë gjellë)

Receta 2

Masazhoni skalpin e kokës suaj me gjalpë lope. Aplikojeni këtë masë dy herë në javë për dy-tre muaj rresht.

Receta 3

Miksoni një litër kos me një lugë gjelle maja birre. Masën e krijuar është mirë ta konsumoni përpara cdo vakti në një masë të konsiderueshme.

scroll to top