Zendeli qartëson se a largohet nga Lëvizja BESA

Deputetët e Lëvizjes BESA, Fadil Zendeli dhe Teuta Bilalli kanë përgënjeshtruar zërat dhe shkrimet e disa portaleve se do të largohen nga ky subjekt politik. Deputeti dhe njëherit nënkryetari i Lëvizjes BESA, Fadil Zendeli ka mohuar zërat e tillë duke u quajtur spine të lansuara për të dezinformuar opinionin.
“Frika e pushtetit që do ballafaqohet me një opozitë të fuqishme si Lëvizja Besa bën që ata të shpërndajnë kështu lloje të dezinformatave dhe shpifjeve”, theksoi deputeti Zendeli.
Për largimin e tyre ka shkruar edhe rrjeti investigues BIRN, duke spekuluar se Zendeli dhe Bilalli do të largohen nga Lëvizja BESA. Ndërkohë, dihet se këta dy deputetë kanë qenë pjesë e RDK-së, e cila doli si fraksion kundër Vesel Memedit. (INA)

scroll to top