Zgjedhja e kryetarit të Komisionit për zgjedhje dhe emërime anulohet për nesër

Edhe sot dështuan tentimet për të zgjedhur kryetarin e Komisionit për zgjedhje dhe emërime, gjë që është parakusht për vazhdimin e seancës konstituive, shkruan SHENJA.

Fillimisht, bisedimet filluan sot në mesditë dhe zgjatën vetëm një orë e gjysmë, kur u raportua se do të ketë një pauzë deri në ora 15:30. Mirëpo, në kohën kur duhej të rifillojë takimi, nga kuvendi njoftuan se takimi është anuluar dhe se do të mbahet nesër në ora 11:00. Partitë nuk dhanë sqarime shtesë, por thanë se mbeten në qëndrimet e tyre diametralisht të kundërta.

scroll to top