Zgjedhjet e parakohshme në Kosovë do të mbahen të dielën e 11 qershorit

vlcsnap-error837_1.jpg

Pas takimit me përfaqësuesit politikë në vend, takim që u bojkotua ngë Lidhja demokratike e isa Mustafës, presidenti i Kosovës Hashim Thaci ka vendosur që zgjedhjet e parakohshme në vend  të mbahen të dielën e 11 qershorit.
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, pas takimit me përfaqësuesit e partive politike, vendosi se data e zgjedhjeve do të jetë 11 qershori. Thaçi u njoh me propozimet e partive politike dhe se pas konsultimeve me KQZ-në vendosi për datën e zgjedhjeve.
Por Lidhja Demokratike e Kosovës, kryetar i së cilës është Isa Mustafa, nuk mori pjesë në  takimin e sotëm në kabinetin e Presidenti, i cili u organizua për konsultime rreth datës së zgjedhjeve.
LDK nëpërmjet një njoftimi për shtyp një ditë më parë, bëri të ditur se nuk e njeh më Presidentin Thaçi, i cili është zgjedhur në këtë pozitë me marrëveshjen për koalicion ndërmjet këtyre dy partive. Në takim me presidentin Thaçi morën pjesë Vetëvendosje, Lista Serbe, AAK, Nisma e AKR. Hajredin Kuçi nga PDK-ja propozoi 11 qershorin, Vetëvendosje 18 qershorin, AAK, Nisma dhe AKR-ja propozuan 11 qershorin si datën më të mirë për zgjedhjet e jashtëzakonshme.
Valon Murati nga LB-ja propozoi 11 qershorin, ndërsa Mahir Yakcilar është shprehur për 11 dhe 18 qershorin si data alternative.
Slavko Simic ka propozuar 11 qershorin. I të njëjtit mendim ka qenë edhe Ferid Agani nga PD-ja.
Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka u shpreh se KQZ në kuadër të kompetencave që ka do të organizojë zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Ajo shtoi se KQZ pret bashkëpunim me të gjitha institucionet, ndërsa ftoi subjektet politike që ta respektojnë Kushtetutën e vendit dhe rregullat e tjera që kanë të bëjnë me zgjedhjet.

scroll to top