Zgjedhjet e reja/ Ja çfarë thotë Kasami

Lideri i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami, është i ftuar në Televizionin 24 të emisionit Faktor, ku po flet për aktualitetin politik dhe krizën e thellë politike. Ai ka thënë se zgjedhjet e reja nuk janë zgjidhje.

Gazetari e ka pyetur Kasamin se përse në selën e BESËS nuk gjendet flamuri maqedonas, kurse ai është përgjigjur se të gjitha simbolet shtetërore duhet të reflektojnë multietnicitetin e shtetit.

“Ne si Lëvizja BESA kërkojmë një ‘Ridefinim’ të plotë të Maqedonisë, të institucioneve të saj, me ç’rast të drejtat e shqiptarëve do të jenë të barabarta me ato maqedonase. Të gjitha çështjet shtetërore në Maqedoni duhet të reflektojnë në multietnicitetin e saj. Nuk mundem unë të ndjehem mirë me himnin e këtij shteti që tërësisht flet për identietin maqedonas, ndërsa askund nuk mundem ta gjej veten aty si shqiptar. Prandaj këto çështje duhet të rishikohen”, – ka thënë Kasami ndër të tjera në këtë intervistë.

scroll to top