Zgjidhni sloganin që do të shoqërojë Shqipërinë në Euro 2016

UEFA u ofron të gjithë tifozëve mundësinë e krijimit të një slogani për autobusin e kombëtares së tyre që do të udhëtojë në Francë gjatë finaleve të Euro 2016.

Në hapësirën dedikuar kampionatit europian në faqen e UEFA-s, në seksionin “Fan Zone”, mund të regjistrojnë sloganin me të cilin mendojnë se Kombëtarja duhet të përfaqësohet në evenimentin në Francë.

Një slogan që mund të jetë “Një Komb, një Kombëtare”, si ai që përdoret gjerësisht nga tifozët në stadiume. Për të krijuar një ide, në Evropinain 2012 në autobusin e Spanjës shkruhej “Një motiv për të jetuar, një arsye për të ëndërruar. Rroftë Spanja”.

Italia përdorte sloganin “Ta ngjyrosim Evropën të kaltër”, ndërsa Holanda thirrjen: “11 luanë, miliona tifozë. Së bashku jemi të fortë”.

Votimi për sloganin ku të gjithë tifozët e Shqipërisë mund të marrin pjesë me një regjistrim të thjesht ka nisur prej datës 11 Dhjetor. Më 18 Prill 2016 do të përzgjidhet edhe lista e shkurtër me pesë finalistë, ndërsa slogani fituesi që do të shoqërojë Kombëtaren kuqezi kudo në aventurën në Francë do të bëhet publik më 2 maj 2016.
slogani

scroll to top