Zoran Milevski – Kiçeec shpallet fajtorë dhe dënohet me 3 vjet burg. Këtu sipas aktvendimit do të llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim.
Më këtë rast është marrë parasysh se Milevski ka pranuar fajin dhe se më parë nuk ka qenë i dënuar dhe është baba i 5 fëmijëve të moshës së mitur.
Pala mbrojtëse kërkoi që të hiqet masa e arrestit shtëpiak, pasi siç u shpreh avokati Aleksandar Novakovski ai ka pranuar fajin dhe deri më tani ka bashkëpunuar me gjykatën.
Novakovski heqjen e arrestit shtëpiak e kërkoi për shkak të gjendjes shëndetësore dhe kujdesin ndaj familjes së tij.